← Kthehu
Hotel Gallery - Thermo Mineral & Spa

Spa & Wellness

Hapësira moderne për relaks, mirëqenie dhe rigjenerim, nga hyrja madhështore deri te pishina në katin e 10-të.

01

Spa & Wellness

Një pjesë e rëndësishme e katit 0 është edhe zona Spa & Wellness, e cila ofron kushte të shkëlqyera për relaks dhe rigjenerim. Në këtë hapësirë gjenden dy pishina të mëdha, Jacuzzi, si dhe zona e saunave, ku përfshihen Bio Sauna, sauna finlandeze, dhoma me kripë, dhoma me avull dhe Infrared Sauna.

02

Hyrja & Restoranti

Në katin 0 ndodhet hyrja kryesore e hotelit, e cila mirëpret mysafirët me një galeri madhështore dhe një atmosferë elegante. Përballë saj gjendet recepsioni, ku klientët priten dhe asistohen me profesionalizëm. Pas recepsionit ndodhet restoranti kryesor, ku shërbehen dy vakte, mëngjesi dhe darka, në formë tavoline suedeze me vetëshërbim, me një shumëllojshmëri ushqimesh të freskëta dhe të përzgjedhura.

03

Bar / Lounge

Po në katin 0 gjendet edhe Bar/Lounge, një hapësirë e ndërtuar me kujdes deri në detajin e fundit, ku mysafirët mund të shijojnë pije të ndryshme dhe ushqime sipas dëshirës së tyre. Ky ambient është ideal për relaks, takime joformale apo momente të këndshme gjatë qëndrimit në hotel.

04

Pishina e Jashtme – Kati 10

Në katin e 10-të ndodhet pishina e jashtme, një hapësirë e veçantë për relaks dhe pushim. Ky kat përfshin gjithashtu dy lloje saunash, hapësira për masazhe, dhomën e fitnesit, si dhe një restorant ku shërbehen ushqime dhe pije. Kjo zonë ofron një përvojë të plotë relaksuese, duke kombinuar pamjen, qetësinë dhe shërbimet cilësore.